Kanë ndërruar anijet. S’ janë më si të Odiseut.
Kanë ndërruar dashuritë. S’ janë më si
të Manelaut.
Gratë ndyshe janë. S’ i ngjajnë më Helenës.
Dhe prapë do të ndërrojnë në shekujt
parparendës.
Vetëm Itaka mbetet.
Itaka te fëmija, Itaka te gjeniu
ajo, e përjetshmia,
ëndërra,
dashuria,
jeta,
vdekja:
Itaka-vetë njeriu.