Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritMENGADALË HAPAT-POEZI NGA PETRO L. SOTTA

MENGADALË HAPAT-POEZI NGA PETRO L. SOTTA

Të kam thënë gjithmon,

Mengadalë hapat,

Çdo mbrëmje më zgjon,

Kur ecën me takat.

Leri takat moj,

Mos i vish përherë,

Unë kur i dëgjoj,

Gjumi më s’më merr.

Më ke hapur punë,

Në t’njëjtin orar,

I kërcet më shumë,

Nëpër trotuar.

Me qëllim e bënë,

T’i dëgjoj dhe unë,

Një merak t’ka zënë,

Të më lesh pa gjumë.

Trak e truk me takat,

Oh, mua ç’më gjeti,

Kur i dëgjoj hapat,

Sikur vjen tërmeti.

Pse ti vetë s’ma thua,?

At’ qëllim që ke,

Me takat e tua,

Të qetë s’po më le.

S’është vetëm një natë,

Që m’ke zgjuar mua,

Jam menduar gjatë,

Dhe për sytë e tua.

Ata sy vërtetë,

Shkëlqejnë si rubinë,

Dhe hëna ka mbetë,

Natën pa shkëlqim.

Nata buzëqesh,

Si një shtrigë e ve,

Ti si një princeshë,

Pa mëshirës më je.

Qënke pa mëshirë,

Me nazet e tua,

Nata në errësirë,

Me ty u ndriçua.

S’do të fle më fare,

Kur të dëgjoj hapat,

Do thërras në dritare,

Mos i vish më takat.

Se ti vjen pak vonë,

Dhe qetësinë e prish,

Ta kam thënë gjithmon,

Takat mos i vish.

Me zhurmën që le,

Diçka ke menduar,

Qëllimin s’ma the,

Por unë t’kam kuptuar.

Do ta them një fjalë,

Vetë unë sigurisht,

Gjithçka do të falë,

Një natë të më vish.

Dhe hiqi takat fare,

E hajde pa trokitur,

Hyrë vetë në dritare,

Se jam duke t’pritur.

Do pres të më vish,

S’do të mbaj inat,

Vetëm të më rrish,

Me mua një natë.

Ndoshta vallë mua,

Gjumi do t’më zerë,

Me buzët e tua,

Një puthje më lerë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT