Saturday, March 15, 2025
BallinaLajmePublikohet raporti ditor: Pesë viktima dhe mbi 400 raste të reja me...

Publikohet raporti ditor: Pesë viktima dhe mbi 400 raste të reja me virus

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se janë konfirmuar 411 raste të reja me virus, shkruan Gazeta Metro.


Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.275 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.805.533 doza të vaksinës.

Deri më sot 812.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 95.264 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 3.820 testime, 411 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.582 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 214.885.

Në total numri i rasteve aktive është 6.509.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT