Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritUNË BIRI YT-POEZI NGA ALI PODRIMJA

UNË BIRI YT-POEZI NGA ALI PODRIMJA

Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura,

t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,

t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,

t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;

ta di gjakun që të vlon në gji,

dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta,

e të shpërthejë do si vullkan,

më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,

Unë, biri yt.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT