Gjithnjë e më shumë Shqipëria njihet në botë si një vend turistik, i mbushur me bukuri natyrore që zbulohen dalëngadalë. Ky peisazh natyror i larmishëm ofron të gjitha llojet e turizmit.
Kanionet e Osumit është nga ato destinacione që ka ngjallur interes të madh te turistët dhe po frekuentohet shumë kohët e fundit. Është kanioni më i madh dhe me të drejtë është emërtuar si “Grand Canyon i Shqipërisë”.
Gjendet në seksionin Çorovodë – Hambull të luginës së Osumit dhe është rreth 13 km i gjatë, 70-80 m i thellë, me shpatë vertikale, përfund të cilës rrjedh “lozonjar” lumi i Osumit.
“Kur udhëton në brendësi të tij mahnitesh nga bukuria befasuese, në disa pjesë të tij, shfaqen ujëvara të mëdha me bukuri befasuese, sidomos në ditët me diell, rrezet e të cilit zbërthehen nga piklat e ujit, duke formuar ylbere, që fillojnë nga qielli, vazhdojnë në shpatet e kanionit dhe më pas pasqyrohen në pellgjet e ujit dhe në shtratin e lumit.” –
Në këtë kanion, nga fundi i muajit Prill deri në mesin e muajit Qershor, zhvillohet sezoni i sportit të rafting. Sportistë nga Italia, Anglia, Çekia, Gjermania dhe gjithë bota vijnë për të ushtruar në ujërat e tij, sportin e bukur të rafting.
Por rafting është një sport për të cilin kanë shfaqur interes edhe personat të cilët nuk e kanë ushtruar më parë. E tashmë janë bërë të shumta arsyet pse kanionet e Osumit kanë kaq shumë vizitorë.
Në këtë kanion, nga fundi i muajit Prill deri në mesin e muajit Qershor, zhvillohet sezoni i sportit të rafting. Sportistë nga Italia, Anglia, Çekia, Gjermania dhe gjithë bota vijnë për të ushtruar në ujërat e tij, sportin e bukur të rafting.
Diçka e ndryshme në lidhje me kanionet e Osumit është se skajet kanë florë të bukur jeshile gjatë gjithë vitit. Ndërsa zbuloni kanionet, do të kaloni pranë formacioneve të pabesueshme shkëmbore të formuara nga erozioni ujor. Ata arrijnë një lartësi maksimale prej 450 metrash, duke dhënë një ndjenjë madhështie. Me çdo dy metra që kaloni, një formë e re shfaqet duke ju mbajtur të mahnitur gjatë gjithë kohës. E gjithë kjo shoqërohet me rrjedhjen e ujit nga anë të ndryshme, duke krijuar ndonjëherë edhe ujëvara.
Dhe kjo nuk është e vetmja mrekulli e këtij kanioni – disa ujëvara shfaqen, në disa segmente, dhe ylberët spektakolar pasqyrohen në ujë, veçanërisht në ditët me diell. Në ato raste është shumë e vështirë të vendosësh kufirin mes qiellit dhe tokës, dhe përshtypjet të ndjekin edhe kur largohesh nga kanioni, duke të ftuar për një rikthim.