Më 19 shkurt 1931, vetëm një ditë pas kthimit të tij nga Shqipëria, u vra brutalisht Millan Shufllaj, historiani dhe politikani kroat, një nga themeluesit e Albanologjisë dhe miku i madh i shqiptarëve. Për shkak të angazhimit të tij në favor të së vërtetës shkencore mbi shqiptarët dhe autoktoninë e tyre në Ballkan, anëtarët e organizatës së regjimit, “Jugosllavia e Re”, nën mbrojtjen mbretërore, i zunë pritë në pragun e ndërtesës ku banonte në Zagreb dhe ia thyen kafkën me një çekiç, duke e vrarë kështu. Pastaj, ata hynë në banesën e tij dhe morën dorëshkrimin e librit të tretë të “Codex Albanicus”. Asnjëherë nuk ka pasur çfarëdo hetimi në lidhje me kriminelët. Autoritetet mohuan çdo njohuri mbi sulmuesit dhe ndaluan aktivitetet në lidhje me funeralin e Sufflay-it. Albert Einstein dhe Heinrich Mann i dërguan një letër Lidhjes Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Paris duke i apeluar publikut kulturor global për të protestuar kundër vrasjes së Milan Sufflay duke bërë thirrje për mbrojtje të shkencëtarëve kroatë nga regjimi Jugosllav. Apeli iu drejtua “Ligue des droits de l’homme” (Lidhja e të Drejtave të Njeriut) me qendër në Paris dhe u botua në faqen e parë të New York Times më 6 maj 1931. Artikulli akuzoi mbretin e Jugosllavisë për bashkëpunim në krim. Vrasësit ishin agjentët e policisë Belosevic dhe Zwerger, të cilët ikën në Beograd.

Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and history