Mesfushori francez pritet të largohet nga Manchester United gjatë verës, mund ta vrapojë në Ligue 1, ku e pret krahëhapur gjiganti parisien
Paul Pogba duket se është duke i kaluar muajt e fundit të eksperiencës në Manchester United.
Mesfushorit francez do t’i skadojë kontrata në fund të këtij sezoni dhe ai mund të largohet nga “Old Trafford”.
Dhe, mediumi “Todofichajes” raporton se e ardhmja e kampionit të botës me Francën mund të jetë e lidhur me Ligue 1, përcjell “Gazeta Express”.
Në fakt, ish-futbollisti i Juventusit mund të përfundojë në Paris Saint-Germain.
Klubi francez e ka bërë gati një kontratë prej 16 milionë eurosh në vit për mesfushorin kualitativ.
Gjithashtu, mësohet se PSG-ja do t’ia ofrojë atij një kontratë pesëvjeçare, deri në verën e vitit 2027.
Ndër të tjera, interesim për Pogban kanë shfaqur edhe Real Madridi, Newcastle dhe ish-klubi i tij, Juventus.
Muaj më parë spekulohej se edhe Barcelona mund të futet në garë për lojtarin, i cili do të mundë ta zgjedhë klubin e ri qysh tash