Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poetin Agim Jerliu

Cikël poetik me poetin Agim Jerliu

Malli për nënën nuk shuhet kurrë

Ikën ditë javët muajt edhe vitet
Por malli dhe kujtimet mbetën
Malli për nënë sa vjen dhe rritet
Për ty malli e dashurie nuk tretët.

Akoma e kujtoj vetëm si të gjallë
Nënëloken time dashur të mirë
Tani veç me fotografi heq mallë
Përqafimi tani vetëm si dëshirë.

Kaluan muaj e vite që ndrroi mes
Zëri dhe fjalë e nënës më mungon
Vetëm fizikisht se nëna nuk vdes
Derisa të jam gjallë me mua rron.

Me shumë halle nëna ime na rriti
Shtatë fëmijë nëna i solli në jetë
Ka vujt shum por t’ankohej s’diti
Kujtime t’pashlyera m’kanë mbet

Nëna ime s’jeton tash dhjetë vjet
Por vetëm si të gjallë do të kujtoj
Derisa ta takoj atje ku do na pret
Në Parajsën e praruar aty ta takoj.

………………………………………..

  Rrugëtimi jetësor 

Janë disa gjëra t’përbashkëta që kanë shumë ngjashmëri
Rrugëtimi ynë jetësor është si anije udhëtimi mbi valë detin
Herë n’ujëra t’qeta,dhe herë her trazuar mbi valë llahtari
Nis qetë rrugëtimin por stuhi e dallgë jete se din ku të tretin!

Herë herë udhëtim si mbi valë deti t’qetë sikur përkundemi
Ndoiher si në det të trazuar mbi valë t’llahtarisura tundemi
Nuk dimë nga bartin e përplasin valë detit n’udhëtim
Pa e ditur fare a do të arrijmë apo jo në cak e n’destinim.

……………………………………………..

Profile pa identitet të maskuara

Pandemia akoma nuk ka ikë
Akoma ka njerëz të maskuar
Dikujt i pëlqen dikush ka frikë
Kohë e pa kohë kjo mjegulluar.

Dikush mbase edhe ka havale
Në vend fotos së tyre në profil
Vëjn ndonjë diplomë a medalje
Dikush të art i dikush drandofil!

Kanë frikë apo ndjejnë krenari
Kët mund dinë vetëm ata vetë
Ose kanë havale t’vën fotografi
Pa një foto të profilit si identitet!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT