Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritE diela poetike me poeten Gerta Bandilli Becka.

E diela poetike me poeten Gerta Bandilli Becka.

POEZIA E TË DIELËS

Kur ajo të largohej prej andej

do ta linte dhomën

të heshtur dhe me grila

të ulura përgjysmë,

shallin të palosur me kujdes

mbi një nga divanët

me jastëkë të rrëzuar pa rregull

ku çlodhej pasditeve.

Kur të largohej prej andej,

libri që lexonte mbrëmjeve

do të mbetej mbi karrige

me fletë të papërthyer,

përmbys,

për të mos humbur ngjarjen

e imagjinatës,

tek priste të ndodhte diçka në zemrën e saj.

Në cep të tryezës së xhamitë

do të mbetej filxhani i kafes,

i pirë përgjysmë

dhe boshllëkun

si çdo gjë në jetën e saj

që ishte si histori libri.

Kur të largohej prej andej,

çdo gjë duhet të ishte po njëlloj,

që të paktën muret të besonin

se atje kishte jetë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT