Wednesday, February 5, 2025
BallinaSportHaaland mund të transferohet në ekipin ku kishte luajtur i ati i...

Haaland mund të transferohet në ekipin ku kishte luajtur i ati i tij

Erling Haaland sipas të gjitha gjasave është duke e kaluar sezonin e fundit në Bundesligë.

Sulmuesi norvegjez në fakt mund t’i bëjë valixhet gati për t’u larguar nga Borussia Dortmundi në fund të këtij sezoni, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, me gjasë e ardhmja e ish-futbollistit të Salzburgut do të jetë e lidhur me Premierligën.

Në fakt, klubi më i interesuar për sulmuesin e rrezikshëm duket se është Manchester City.

Për këtë siguron mediumi britanik “The Mirror”.

Klauzola e shkëputjes së kontratës së përfaqësuesit holandez është afro 80 milionë euro.

Interesim për të ndërkohë kanë shfaqur edhe gjigantët tjerë evropianë si Real Madrid, Liverpool dhe Paris Saint-Germain.

Haaland me këtë rast mund t’i ndjek hapat e babait të tij, Alf-Inge Haaland, i cili kishte luajtur në Manchester City.

Nënkampioni evropian është në kërkim të një sulmuesi të madh pas largimit të Sergio Agueros dhe Ferran Torresit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Kastriot Malo-Nga ty njeri.

Arjana Fetahu Gaba-

Anila Toto-Mbaj në duar