Real Madridi NUK mendon për revolucion për sezonin e ardhshëm. Mbappe dhe Haaland janë objektivi kryesor. Mund të shtohej një anësor dhe madje edhe një mesfushor, por në varësi të shitjeve të Baza e skuadrës (Kroos, Casemiro, Valverde, Modric dhe Camavinga do të jetë mesfusha) do të mbetet e njëjtë edhe sezonin e ardhshëm. Marcelo, Isco dhe Bale do të largohen.Carlo Ancelotti e di rolin e tij dhe e di që titulli i La Ligas është thelbësor për vazhdimësinë e tij. Klubi ka besim tek ai por siç ndodh gjithmonë, rezultatet do të vendosin