Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poetin Daut Maliqi

Cikël poetik me poetin Daut Maliqi

JETA ËSHTË QENDRESË

Biro….!

Mësohu më notuar vetë,

Në rrugëtimin jetësor,

Ngjitu edhe në maje të bjeshkës,

Dhe mos hezito kurrë,

Të bëhesh i zoti i vetvetës!

Gjatê jetës,

Mos lejo tê shëndrrohesh,

Në kufomë të gjallë,

E për kafshatê goje,

Të bëhesh loderê e idiotve!

Dije mirë:

-”Jeta ështê sfidë,

Jeta do dije e punë tê mbarë,

Jeta ështê dashuri,

Por edhe vuajtje,

Jeta ështê bukuri,

Jeta është kulturë,

Jeta është qendresë,

Por edhe metaforë“.

Jetën duhet ditur

Sesi mê nder e lumturi,

Qyteterim e dinitet njerëzor,

Mê familje e miqê,

Sa më mirë ta jetosh!

Kështu më thoshin,

Kur isha fëmijë,

Gjyshëja Mihrije e gjyshi Maliq,

Babai Asllan e Nënëlokja Hyrë.

E dijen e gjëni nê libra,

Na thoshte Tefik Kallaba,

Mêsuasi ynê i parê

Mêsuesi im i dashur,

Në fshatin Busavatê.

Ndjesë paqin për këto këshilla,

N’botën në amshim!

………………………………………………………………………….

REFLEKTO MË KOHË O NJERI!

E kë humb rrugën njerëzore,

Si në mjegullën e dendur,

Kë harruar traditën e humanizmin,

Mikëpritjen e bujarin,

Familjen,farefisin e të verteten

Ti nuk po e kupton o njeri,

Çështë mirësia e dashuria,

Nuk po do të kuptosh se:

Mirêsjellja është lule e njerëzimit.

Nga helmi i urrejtjës e lakmisë

Për pushtet,grabitje e pasuri,

Sytë tu kanë verbuar,

Shpirtin dhe zemrën,

Ta kanë tradhtuar.

Kuptoje asgje huaja,

Nuk bëhët e jotja,

Se më gënjeshtra,

Fare nuk jetohet…

Dhe fitimi më hajni,

Më keqpêrdirime e shantazhe,

Shpirtin, zemrën e dinitetin,

Ngadal ti rrenojnë.

Mbaje në mend o njeri,

Se ka Zot.. dhe

Të bëmët e këqija,

Askujt nuk ia falë.

Reflekto më kohë,

Këtheju mendimi pozitiv,

Modestisë e sinqeritetit,

Urtis dhe rrugës së Zotit!

Kuptoje se gjaku nuk është ujë,

E dheu i kêsaj toke të mallkuar

Është më i rëndë se gjitha bjeshkët!

Reflektoni për unitet,

Paqe, mirêsi e dashuri,

Për dije e mirëqenie

Mikëpritje e atdhedashuri.

………………………………………………………..

NËNAT

Nënat në rruzullin tokësorë,

janë shtyllë e shtëpisë,

simbol i mirëqenjës e dashurisë.

Nënat janë pasqyrë e ardhmerisë,

kultivuese të mikëpritjës e fisnikërisë,

të traditës e lumturisë.

Ato rrisin dhe edukojnë fëmijët,

në frymën e humanizmit e atdhedashurisë.

Nënat botën e shdrisin më shpirtbardhësi,

janë flakadane të paqës e lirisë,

pa dhunë e pa frigë.

Nuk e donë urrejtjen e përtacin,

e donë punën dinitoze e demokracin.

Nënat begatojnë jetën më kulturë e bëmirësi,

për njeriun e bardhë e të zi.

Ato janë qenjët më të mira,

dhe më të dashura në këtë botë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT