rajneri i Romës, Jose Mourinho, është dënuar me dy ndeshje për shkak të fyerjeve ndaj arbitrit, ndërsa drejtori Tiago Pinto është pezulluar deri më 8 mars dhe janë sanksionuar edhe anëtarë të tjerë të stafit.
Incidentet ndodhën gjatë dhe pas barazimit 2-2 me Hellas Veronan në “Olimpico”, ku trajneri Mourinho u përjashtua nga fusha.
Ai u pa duke bërë një gjest të thirrjes telefonike për gjyqtarin Luca Pairetto, i cili është djali i një ish-arbitri Pierluigi Pairetto, i cili ishte i përfshirë në hetimin e Calciopolit në vitin 2006, përcjellë KosovaPress.
Pairetto u zbulua se kishte kontakte të shpeshta telefonike me drejtorin e atëhershëm të Juventusit, Luciano Moggi, por këmbënguli se ai kishte komunikuar edhe me drejtorë nga klube të tjera.
Prandaj gjesti telefonik u pa si një referencë e drejtpërdrejtë për skandalin Calciopoli, por raporti i Komisionit Disiplinor vëren se Mourinho gjithashtu iu afrua gjyqtarit pas fishkëllimës së fundit për të vazhduar këto insinuata të rënda ndërsa përpiqej të frenonte drejtorin sportiv të skuadrës së tij.’Mourinho u gjobit gjithashtu me 20,000 euro dhe Tiago Pinto u dënua deri më 8 mars, ndërsa ndihmës menaxheri i Mourinhos, Luis Da Costa Nuno Santos u pezullua me dy ndeshje.