UNË SOT TË ENDRROVA MOJ ARBËRI
Unë sot të endrrova ,ty moj arbëri,
Ndoshta nata e pa gjumë ,më shtyri n’mendim.
Dhe sot kjo ditë mi ka vu mërrolat ,në t’imin sy
ç’farë të bejë unë, më thuaj ç’farë
Moj arbëri,
Përse kështu me kaplojnë ndjenjat ,moj arbëri,
Dhe vetëm atje më fluturojnë endrrat, atje tek t’i.
Unë mundohëm të përceptojë.
Nga thellsit , e shpirtit tim,
Por ti përherë ,mua më ngacmon
Këto vuajtje shpirtit që mbaj në t’imin gji,
O atdhe i arbërit, o ndjenjë e bekuar ,o madhlshti,
Më mbaj të lidhur , mua për ate tokë,
Atje dhe vetëm atje dua të gjejë qetësinë,
Atje ku unë linda, nenë e babë thirra,
Atje ku mësova gjuhën e zhajrrt
Atje ku nena më tha mojë bijë
Nga do që të shkoshë, në shpirtë t’a mbash.
Dhe unë e emigruar në këtë tokë
Fjalë e madhe , fjalë e shenjët të thuash Europ.
E mua përse më ngjallë vetëm neveri,
Europ mojë Europ,atdhezn tim ma shkatrrove ti,
Edhe sot lojëra tuaja s’marrin fund
Edhepse na ke lenduar , gjerë në palcë
Tokat arbërore, dojnë qetlsi dhe bashkiminë
Mjaftë më lojra tuaja të ndyra , ma ke ngren shpirtinë
Sa të dua so të dua mojë arbëri
Sa dhembje të pa sheruara mbanë në gji
Dhembjet tuaja shekullore të thella janë
S’ti shëruan shekujt epoka , o tokë e art.