Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritKronikë Dhjetori.Poezi nga Kastriot Malo

Kronikë Dhjetori.Poezi nga Kastriot Malo

Ke dëgjuar ndonjëherë si vjen përroi i Bardhë..?
Me këngën e tij të derdhur në vargje,
edhe ngjyrën i ndryshon ujit,
ashtu si brumi që gatuhet në magje,

Ke dëgjuar ndonjëherë si bien ortekët në Hos..?
Të përjetosh ato dhjetë minuta dritherimë,
përplaset në shkëmb e në lisa,
ndërsa zogjtë e frikësuar marrin arratinë.

Ke dëgjuar ndonjëherë si thyhet një degë panje..?
nga suferina që fryn në Dhjetor,
Si një enë delikate prej qelqi,
krisje ndjen dhe ti në kraharor.

Ke dëgjuar ndonjëherë kur ujku sulmon kopenë..?
Dhe pa mëndje e gjen barinë,
mbyt pa mëshirë çfarë gjen përpara,
dhe sërish i dehur kthehet të shuaj urinë.

Ke dëgjuar ndonjëherë kur vrasin një sorkadhe..?
Mishin e saj pertypin gjithë kënaqësi,
godat e rakisë rrokullisin në barqe,
ajo me sytë drejt diellit kërkon drejtësi.

Ke dëgjuar ndonjëherë si shkarkon një vetetimë..?
Me zigzakun e vdekjes…o zot mos e ndill,
ngulet pa mëshirë në trungun e lisit,
ashtu si shpata kur futet në mill.

Ke dëgjuar ndonjëherë të rrëzohet ndonjë cati

Kur dërrasat e gurta i rëndon bora,
djepen e vjetër nga pluhuri shkund,e varur diku në mur tik-takun ndalon ora.

Ke dëgjuar ndonjëherë…
Ehhh…çfarë të të rrëfej më…
Tani le të flasim për dashurinë..!
Kjo është kronika e një dite Dhjetori,
në atë vend në atë luginë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT