Wednesday, February 5, 2025
BallinaSportNesër në orën 13:00 do të prezantohet trajneri i ri i Kosovës

Nesër në orën 13:00 do të prezantohet trajneri i ri i Kosovës

Ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës Alain Giresse, i cili pritet të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Kosova e cila nga tetori i vitit të kaluar është pa trajner pasi u shkarkua Bernard Challandes, duket se është afër të arrijë marrëveshje me 69-vjeçarin francez, Alain Giresse.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbahet një konferencë për media me fillim nga ora 13:00. Në këtë konferencë pritet që të emërohet trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës dhe sipas të gjitha gjasave, ai pritet të jetë francezi Alain Giresse.

Giresse më herët kishte drejtuar edhe skuadrën e famshme franceze, Paris Saint-Germain në vitin 1998. Pas PSG ai kishte drejtuar edhe dy klube të tjera, Toulouse dhe skuadrën nga Maroko, Asfar.

Eksperiencat si trajner i klubeve e përmbylli në vitin 2003 me ekipin Asfar, duke filluar aventurë të re me Kombëtaret e ndryshme si: Gjeorgjia, Gaboni, Mali, Senegal dhe së fundmi në Tunizi.

Ai nga viti 2019 kishte qenë i papunë pas eksperiencës së fundit me Tunizinë.

Francezi nga 103 paraqitje si trajner i Kombëtareve ka arritur 63 fitore, 50 barazime dhe 49 humbje

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT