Real Madrid synon të rinovojë me Marco Asension në fund të këtij sezoni dhe në këtë mënyrë të sigurojë vazhdimësinë e anësorit spanjoll tek kjo skuadër përpara se të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij.Sipas AS, merengët e dinë se nëse nuk rinovojnë me lojtarin në merkaton e verës, mundësitë për të siguruar vazhdimësinë e tij do të bëhen shumë më të komplikuara, sepse Asensio në merkaton e ardhshme të dimrit do të jetë në gjendje të negociojë të ardhmen e tij me çdo ekip,Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez beson se anësori përshtatet me të ardhmen e klubit dhe është në planet e tij të paraqesë një propozim për vazhdimësinë e tij. Lojtari gjithashtu do të jetë i interesuar të qëndrojë te klubi spanjoll.