Aty nëna Xhenile ruantë nusërinë
Në një sepet në arkën e drurit
Ruante kujtimet për vajzërinë
Pajën, shokën dhe çorapet e burrit.
Aty ruante kujtimet për evladët
Dhembjen për katër fëmijët e vdekur
Palosur kishte zjarret dhe flladet
Për vitet me dimra nëpër kohë tretur.
Mollët e ftonjtë m’ i ruante veç mua
Ato i sillta nga gjinia Brodi i Lypetenit
Sa dashuri rridhte arka si krua
Kur dajët në odë shkëlqenin kryevendit.
Çelësin e arkës nëna e mbante në gji
Që të mos ia vjedhnin stinët e jetës
Sa herë mugullonta e shenjta bujari
Nëna vraponte drejt hojit të Bletës.
Nuk janë më as arka as sepeti i nanës
Kam veç një oqean malli unë i ngrati
Ai më djeg si thuprat e thanës
Sa herë nisem tërthoreve për te fshati.
Poezi nga Rizah Reshani