Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e librit...."Dhuarata me e shtrenjte ne cdo dite te vitit, gjithshka qe dua...

….”Dhuarata me e shtrenjte ne cdo dite te vitit, gjithshka qe dua jane vetem “Duart e Tua”….!!!” -Pirro Minella Millona

.…”Dhuarata me e shtrenjte ne cdo dite te vitit, gjithshka qe dua jane vetem “Duart e Tua”….!!!”

….Kisha mbi nje ore i perqendruar, duke ndjekur nje cift te moshuar. Ai i kishte kapur duart te fishkura nga mosha dhe tere embelsi ja perkeledhte me gishtat, qe i dridheshin dhe ligjeronte me sy gjysem te mbyllur:

“Ta kam thene perhere me pelqejne keto duart e tua edhe me pare ashtu te fresketa edhe sot te fishkura, fisnike sic jane”.

Jane keto duar, qe me kane dashur tere jeten tone bashkeshortore, ne dite gezimi e hidherimi.

Jane keto duar, qe perhere kane fshire dhe me kane perkeledhur plaget e marra gjate jetes.

Jane po keto duar, qe me kane fshire ne cepat e syve ato pikat e lotit te burrit te lenduar.

Jane keto duar, qe jane gati te ndajne malin ne dysh, por jane po keto duar qe me kane dhuruar lumturi perhere.

Ahhh, duart e tua sa here kane mbajtur lule per mua ne pervjetoret e shumta, qe kemi kaluar bashke.

Jane keto duar, qe sa shume emocione te forta me kane percjelle, duke me perkeledhur kudo..

E mban mend keto duar si shkruanin ashtru lehte mbi lekuren time te fresket pas dushit.

Keto duar, qe aq bute me preknin sa here qe une ndihesha i trishtuar.

Sa qarte kane folur me gjuhen e heshtjes keto duart e tua, duke u bere “balsam” i shpirtit te plagosur.

Me prekjet e tyre duart kane zbuluar ate mister, qe jam munduar ta gropos thelle dhe ta mbaj per vete.

A nuk jane keto duar, qe gjithmone kane qendruar me duart e mia, pa marre parasysh asgje, pa pyetur per kurre fare situate te krijuar.

Jane duart e tua, qe duke mbrojtur njera tjetren kane mbrojtur edhe duart e mia te plasaritura nga plaget e jetes.

Ja mori me kujdes te dy duart i moshuari i afroi ne fytyren e vet dhe psheretiu thelle:

“Me pelqejne duart e tua qe me kane pushtuar shpirtin, mendjen dhe trupin tim nder vite….!!!”

…. U permenda, e ndjeva veten te tepert ne ate dialog shpirteror, me ngadale u ngrita dhe pasi pagova llogarine e kafes se pire ktheva per here te fundit koken nga cifti i te “lumturuareve” nder vite…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT