Saturday, November 23, 2024

LYPNE BABËN

Njâni i kish dy djem. Kur u rritën dhe u shkolluen, ky i martoj e mas nji kohe u dajtën e plaku jetojke vetun. Djemt mâ nuk kujdeseshin për ta hiç. Nji ditë, plaku i thirr djemt n’telefon e ju thotë: – Kqyrni more lypne babën e çonja naj pare sa për idare, se bash po du me dit edhe vet sa jam gjallë!- Çka po thu ashtu pash zotin, po ty t’kemi babë! – Edhe unë kshtu kum menue deri tash, po jo qe besa. Se me pas kan që jam baba juej nuk m’kishi lan n’ket terexhe, mos me pas as bukë me hângër – ju tha plaku.

Anektode nga Muzafer Osmani

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT