Pse të mos vazhdojmë
Kur ka kaq shumë gurë stralli
Nën shkëlqimin e yllit
Që po na ndrit të ardhmen
Binarët u shkrin
Treni i mallkimit u tret
Sërish marrë udhë
Lodhja nuk më merr
Shpirti nuk e njeh
Është rrënjë e thellë
Sërish marrë udhë
Atje ku prehet shpirti
Kah hija e padukshme
Mallëngjimi më vlon në gji
Atë që ma rrëmbyen
E gjeta
Shtatë pash mbi qiell
Tek livadhi i Diellit
Dritë stralli në damar.
Poezi nga Syhejl Havolli