Wednesday, February 5, 2025

ARTI I SYRIT

Dua ta derdh lotin si cyrrilë,

Dalë nga grykë e kroit.

Tê vaditet tokë e zhuritur,

Të shuajë etjen e bimëve !

Nê liqen të syrit të çelin tulipanë,

Përkulet vasha të këpusë një prej tyre.

Njê degëz hardhie u zgjat nê tê bukurin sy,

Ekuelibrin e dashurisë mbajti liqeni i syve.

Syri i thotë të gjitha sa sheh,

Flet për gjthçka që di,flet të vërtetën.

Dielli mbi qerpik ka qëndruar e rri,

Pa ditur të flas sa sheh në liqen të syrit !

Poezi nga Sherife Allko

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT