Dobro Utro Zelensky!
Mirëmëngjes Kiev!
Si u gdhine
t’ pyet nga larg Arbnia?
A t’dhimb nata,
a dita të duket natë!
Mirëmëngjes Zelensky,
tregove që
ikjet nuk janë zgjidhje,
por braktisje të hapuna ndaj popullit,
si dhurata jete prej t’mdhenjve.
Dobro utro Zelensky!
Miremengjes Kiev!
A t’dhimb ulurima e një foshnje,
ndalja e frymës,
rruga për ferr…
Ah nenat që rënkojnë
a të dhimbin….
Dobro utro Zelensky!
Mirëmëngjes Kiev!