Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritMemorial i heshtur.

Memorial i heshtur.

Në mjergull…në tymnajë,

diku..në merorien e strukur,

retorikë mister,në ç’do skaj,

monolog miks,pa u dukur.

Ish një kohë…si pranverë,

tani…në zemër akullnajë,

si rreze Dielli…ishe atëherë,

tani…s’di kujt i peshon faj.

Çekan-ndryshkur n’univers,

siluetë-zhdukur në errësirë,

hutuar n’dhëkryq,si për ters,

trafik dendur,pa vend të lirë.

Vrull mendimesh-ura jogan,

rend pas tyre,në etje-mall,

trysni që shpirti s’e mban,

çoroditje,si qenie e rrallë.

Zëri këlthet,kthehem n’vite,

pluhurosjen tej…e shkund,

oazë e trishtë e ç’do dite…

dehur…gotën ngre me fund.

Ti ishe ëngjëll si në përrallë,

unë një flutur krahë shkruar,

tani-imazh i kthyer në djall,

unë drit’ shpirti,e plotësuar !

Poezi nga poetja Drita Haxhillari

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT