Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritE MORA PËR DORE TRISHTIMIN

E MORA PËR DORE TRISHTIMIN

E mora për dore trishtimin
Dhe shkova ta mbys në lumë,
Por rrjedha ishte e cekët.

E hodha në krah si hobe
Dhe shkova ta hedh nga shkëmbi,
Por toka ishte afër.

Atëherë e lidha në djep,
Dy ditë e net e përkunda,
Por gjumi s’e zuri.

Tani bares në rrugë
Me trishtimin tim në fytyrë:
Më falni, u them të gjithëve.

Poezi nga PREÇ ZOGAJ

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT