Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritE martja poetike me poetin Isuf S Hoxha

E martja poetike me poetin Isuf S Hoxha

Pushoni rehat

Dështimet e mija në jetë

S’do ua var degëve kambanë

Ta shqetësojnë ndërgjegjen tuaj

Pse bënit sehir,s’më ndihmuat

Një këshillë të mençme se that

Kur pata nevojë për ju…

Si hudhrat do i mbaj nën jastëk

Përvojë mos të shkel më në dërrasë të kalbët.

Ora dymbëdhjetë e..

Akrepat puthen tregojnë dymbëdhjetë

Kot e shpejton vrapin e sfilitur

Gjuhën e nxjerr jashtë si qeni

Mbushesh frymë , ngadalëson hapin..

S’do më arrish ..ngece shumë

Vetëm shpinën mund të ma shikosh

Në Mbrëmje zhdukesh fare

HIJE…..si thua

Firmosim paktin e marrëveshjes

Nesër me agun lind dielli

E deri në mesditë kot shpreson

Mos e lodh mendjen ,të marrësh hakun

Unë me s’do të -të ndjek

Do shkruaj,do lexoj,shfletoj gazetën

Akrepat sērish në orën dymbëdhjetë

Kumbojnë e do rrahin fort

Paralajmërojnë pafuqinë tënde..!!

Veç ta dish

Veç ta dish

Skam me të puth

Me ta shue flakēn

Një gotë ujē

Me ta derdh

Mu në mes tē gjuhës

Pa çka

Do ngulfatna

Nē tymin tēnd

E tevona diku

Njē zog bisht prer

Do me hedh nē kaçubë

E nē raft një

Pikēl vese

Bashkë do çelim

Si një lule e vetme

Njē kërcell

Me dy gjethe

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT