Jurgen Klopp ‘nuk mundi’ të festonte Kupën e Ligës të fituar pas një drame të gjatë me penallti kundër Chelseat.Në vend të kësaj, ai foli për luftën që po zhvillohej në Ukrainë, e nisur nga Rusia e Vladimir Putin.“Unë nuk po mund ta besoj. Unë jam 54 vjeçar, pothuajse 55 dhe nuk mund ta kuptoj se si një i rritur mund ta sjellë gjithë botën në një situatë të tillë, veçanërisht njerëzit në Ukrainë. Unë njoh shumë ukrainas dhe rusë të mëdhenj. Natyrisht që nuk ka të bëjë me njerëzit, është lufta e një njeriu vërtet të keq”, tha Klopp.
“Duhet të tregohemi solidarë. Është gjithmonë kështu në kohë të errëta, keni nevojë për momente kur mund të mendoni për diçka. Është vërtet e vështirë ta durosh. Javën e fundit të gjithë kemi qenë në telefon gjatë gjithë kohës. Ish-lojtarët e mi ndoshta janë në luftë tani, nuk e di saktësisht a janë kthyer të gjithë në shtëpi?”Në fund, ai tha: “Duket se ne nuk mund ta ndalojmë Putinin, por të paktën mund t’i krijojmë më shumë probleme sesa priste. Ndoshta kjo do t’i ndihmojë njerëzit në Ukrainë”, përfundoi ai.