Por ti mos u shqetëso o zemra ime,
Se u thye një pjatë apo një gotë,
Apo se ranë në dysheme ca thërrime,
Të kam thënë, shqetësohesh kot.
Aspak mos u mërzit o bukura ime,
Për një rrobë që s’e ke hekurosur,
Për voglësira mos bjer në mendime,
Të kam thënë, asnjë s’është i përsosur.
Ti mos u shqetëso o zemër, o shpirt.
Se ndonjëherë në shtëpi ka rrëmujë,
Nga keto gjera s’i gjen gjë dashuritë,
Të kam thënë, mos e bej kaq bujë.
Vetëm për një gjë kujdesu me detaje,
Që mos ta thyesh, se s’ngjitet përseri,
Për atë që s’ka përkufizime, as skaje,
Për gjenë e shenjtë, me emrin Dashuri.
Poezi nga Shkelqim Ziraj