Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritTË DUA TY, NDOSHTA PSE S’TË NJOH AKOMA

TË DUA TY, NDOSHTA PSE S’TË NJOH AKOMA

Ti më flet, edhe më flet, edhe më flet
dhe e di që s’thua të vërtetën-
Ti më flet, edhe më flet, sepse ke frikë:
po të heshtësh, heshtja jote
shum’ më tepër do të më flasë …

Unë s’e dua jetën:
Çdo gjë që njeh, njeriu s’e do më
Por unë të dua ty –
ndoshta pse s’të njoh akoma ,
ndoshta pse ndër sy
ti ruan fshehtësin’ e mrekullueshme
të seksit tënd, që s’don të njihet kurrë:

Më vjen e më vjen porsi aroma
e luleve të bardha të kajsisë…

Më ikën e më ikën si ré e bardhë
drejt pafundësisë

Poezi nga ROBERT SHVARC

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT