Dua të bëj të lumtur
Ma jep dhimbjen tënde
Unë do ta bëj pluhur
Që shiu do ta lante
Unë jam këtu sot
Buzëqeshje të dhuroj
S’ka dhimbje më as lotë
Në shpirtin tim të ftoj
Ndaj merre dhimbjen tënde
Ma lër mua njëher
Merrja ti një kenge
Kur të dalësh nga kjo derë
Do shohësh se unë di
Të sjell dhe lumturi
Dhe akullin e shkrij
S’më ndal rrebesh as shi
Dhe dielli do ndricojë
Më shumë se asnjëherë
Kur shpirti im të rënkojë
Ty hëna do të bëhet diell!
Poezi nga Bjondina Agolli