Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritFËMIJËT NUK I KUPTOJNË LUFTRAT…

FËMIJËT NUK I KUPTOJNË LUFTRAT…

Fëmijët nuk i kuptojnë
edicionet e lajmeve
rënien, ngritjen dhe luhatjen e bursës
madje, as krizën ekonomike.
Fëmijët ëndërrojnë
për kuajtë
qentë, macet
dhe miqtë
Në veçanti
ata ëndërrojnë puthjet, buzëqeshjet
dhe duart përkëdhelëse.

Fëmijët nuk e kuptojnë
heshtjen e dasmave
mbylljen e qendrave argëtuese
as dhe refuzimin e familjarëve
kur ata kërkojnë mollën e

çokollatën
apo qoftë dhe një xhiro me kuaj
druri

Fëmijët nuk i kuptojnë luftrat
madje, as kur
imitojnë policinë
apo maskohen si indianët e kuq.

Fëmijët janë amaneti i çmuar
i jetës…

Poezi nga Maram Al Masri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT