Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritMË MERR NË ËNDRRËN TËNDE SOT

MË MERR NË ËNDRRËN TËNDE SOT

Zgjatmi duart
Më merr
Të paktën vetëm sot të jem ëndrra jote e kaltër

Mos u tremb nga retë
Qielli le te zbrazt i uritur
Dua të futem si thëngjill i flaktë nën jastëk
Aty ku ëndrrat tua flasin me mua

Zgjatmi krahët
Më pushto me forcën që të bën burrë
Të paktën vetëm sonte eja më merr
Dua të jem ëndrra jote e pagjumë

POEZI NGA BRUNA GJONI PËRVATHI:

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT