Gjiganti kosovar, Vedat Muriqi i transferuar në Mallorca afatin kalimtar të janarit, është duke kaluar momente të shkëlqyeshme me klubin e ri, ai është zgjedhur në formacionin më të mirë të muajit shkurt në La Liga, transmeton Gazeta Metro.
Sipas ‘Whoscored’ ai është vlerësuar si sulmuesi i dytë më i mirë këtë muaj në La Liga pas atij të Getafes, Enes Unal. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është vlerësuar me notën 7.54, e cila është nota e tretë më e lartë nga 11 futbollistë.
Në formacionin e muajit janë përfshirë edhe yje të skuadrës së Real Madridit si Daniel Carvajal, Eder Militao, Marco Asensio dhe Vinicius JR.
Ai me këtë përzgjedhje ka lënë pas shumë sulmues të mëdhenj të cilët luajnë në Ligën spanjolle si Karim Benzema, Luis Suarez, Joao Felix etj.
Muriqi me Mallorcan në La Liga ka zhvilluar katër ndeshje duke realizuar dy gola dhe duke asistuar një herë, ai tani është bërë një ndër lojtarët kryesor të klubit i cili këtë sezon lufton për të mbetur të paktën edhe një edicion në La Liga.
Më poshtë gjeni edhe formacionin më të mirë të muaji shkurt në La Liga