Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poezish nga libri me poezi "Vetërrëfim" autore Mevi Rafuna

Cikël poezish nga libri me poezi “Vetërrëfim” autore Mevi Rafuna

Pritja
Prej dritareve të kësaj dhome,
më ngjanë sikur futet ankthi.
Atje lart janë yjet
Këtu poshtë jam unë.
Kjo dhomë është e vogël,
kjo botë është e vogël,
unë jam e vogël.
Dikur kisha ëndrra,
tani vetëm…
marrë frymë thellë.
Mundohem të kujtojë diçka që dikur më bënte të lumtur.
Se gjejë asni shkendijë.
Duket se gjithë kujtimet më janë shuar.
Ishin çaste që dikur i jetova,
ishin çaste që dikur i shijova.
Toka thonë rrotullohet,
mua më duket sikur ka kohë që është ndalur,
dhe unë rri këtu,
në këtë dhomë të vogël,
s’arrijë ta bëjë një hap drejt botës së vogël.
Prit…
Ndoshta hapi im është i madh.

Kërko misterin në marrëzi

Bota të ka parë tek luaje me marrëzinë,
mos u përgjigjë kur të thërrasin zërat e humbur,
mos u përgjigjë.
Vazhdo qesh, bërtitë, dashuro,
bota nuk të dëgjon,
këtu është shenjëtëruar heshtja,
heshtja është motra e vdekjes.
Kërko misterin në marrëzi.
Vazhdo luajë,
dikur do mërzitesh,
do qash,
do mallkosh,
por atje, është dikush që të lakmon për
guximin tënd të marrë.

…………………………

Papritur

E takova sot në rrugë,
ndërsa po ecja me flokë të shprishura,
që më mbulonin fytyrën.
Për një çast sytë e mi,
u ndeshën me ata sy jeshil.
Ishte ai.
Një frikë më pushtoi nga brenda.
Kishte kohë që nuk ishim parë,
por unë kisha humbur në kohë,që nga nata jonë e fundit bashkë.
Ula kokën dhe vazhdova rrugën,
nuk kisha forcë as ta përshendes.

S’munda t’i ikë

Është dikush në botë që arrinë të ta pushtojë shpirtin.
Ai më kishte pushtuar tashmë.
Jam munduar të ikë,
por s’arrija të ikja nga vetvetja.
Jam munduar ta harrojë
çdo kujtim,
por ishte e kotë.
Realiteti për mua nuk ish si dikur.
E ndjeja praninë e tij nga distanca.
Sikur ja dëgjoja frymëmarrjen,
sikur ja dëgjoja hapat,
sikur arrija të futem në qenien e tij.

Kalimthi

Un’ jam një ndër miliarda njerëz,
që vijnë kalimthi në k’të botë.
Tek mundohem ta gjejë fillin e të pazgjidhshmës;
koha më rrëshqet para syve,
nata më bëhet një orë,
ndërsa agimi më gjenë pranë dritares,
sikur një fantazmë.
Un’ mundohem ta kuptojë të pakuptueshmen,
tek eci rrugëve me xhëmba,
në destinacionin që kurrë se arrijë.
Un’ nuk e di!
Jam: shpirt,frymë apo thjeshtë energji.
Ndjejë sikur shkrihem në kohë,
tek mundohem të vjedhë,
tinëzisht diçka nga ajo.
Por koha pamëshirë më vjedhë mua.
Qesh,këndoj,qaj,dashuroj,vuaj,lartësohem,
humbas, fitoj.
Ëndërroj,çmendem, bërtas,sikur miliarda të tjerë si un’.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT