Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poetin Shaban Pllana

Cikël poetik me poetin Shaban Pllana

VETËM SHPRESAT

Tash

Në pleqërinë time

Kur më ka lodhur

Pesha e jetës

Vetëm shpresat

Më shoqërojnë

Ato

Më mbajnë për krahu

Të mos rrëzohem

Sytë e mi

M’i hëngri koha

E kanë humbur shikimin

Nuk po i shoh mirë

As rrugët

As urat

As shtigjet

Shpresat ende

Po më drejtojnë

Të mos fundosem në lumë

E të mos humb

Në këtë mjegullnajë kohe

Kurse pleqërisë

T”i them

Se nuk të dorëzohem.

TE NE

Te ne thonë gjthçka është në rregull

Vetëm rregulli mungon

Te ne thonë gjithçka është e pastër

Vetëm pastërti s’ka

Te ne thonë të gjithë se kemi besë

Kurse shumëkujt pabesia i fle në shpirt

Te ne nëse dikush i bie thumbi me çekan

Tjetri i bie çekanit me thumb

Te ne thonë të gjithë e ndihmojnë njëri tjetrin

Kurse në realitet edhe këmba e majtë

Ia ngjet ndërskamcën të djathtës

NË JETË

Në jetë

Nëse shkojmë

Vetëm drejt

Do të biem

Në fund të pusit

Duhet lakuar rrugën

Për ta anashkaluar pusin

Jeta ka shumë leqe

Jeta ka shumë shtigje

Duhet zgjedhur leqet

Për t’i gjetur shtigjet

PESHQESH I DASHURISË

më kanë thënë se gjyshja ia kish pas dhënë gjyshit

diku te një krua i fshatit duke i ruajtur dhitë

një kokërr sheqer që shumë kohë e kishte ruajtur

në cep të shamisë në shenjë të dashurisë

më kanë thënë se baba diku ne fund të një are në katund

ia kishte pas dhënë nënës në shenjë dashurie një sapun

unë sime shoqe dikur në bankat e shkollës

ia pata dhuruar në shenjë dashurie një orë të dorës

e po më tregojnë se djali im në derë të fakultetit ia fali

dashnores së tij në shenjë dashurie një unazë prej ari.

dhëntë zoti që nipi im t`ia falë një peshqesh të vetes mike

diku në një anije kozmike.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT