14 SHKURTI
Duaje veten
Duaje jetën
Atë që të do e respekton
Atë që të bën të ndihesh princeshë
Duaje fëmiun e çfardo ngjyre
Duaje plakun
Se një ditë ti do jesh në vendin e tij
Duaje natyrën, shtazët
Duaj për çdo ditë e nëtë
jo vetëm në këtë date
Duaje botën aty ku jeton
Duaj edhe dhuro dashuri
Mos harro edhe ta pranosh atë.
PA TITULL
Ti që premtove në një jetë të lumtur
Mendon që vetëm fjala vepron
Nuk beson në atë që vet e thua
Tjetrit mundohet jetën si t’ia drejton
Ti me viktimizëm u djege vet
Flakën e gjujte në trupin më të afërt
E humbe vetëvetën nëpër mjegull
Tjetri e gjeti rrugën drejt flakës se diellit
Ti qe ofendon pa ditur arsyen
Më hapa të pa sigurt duke ecur
As hëna nuk të bën më dritë
Tjetri e shijon edhe hijen e saj
Ti që nuk e don më as vetëveten
Nuk lexove kurrë një histori të mirë
Të bindesh që jeta është aq e bukur
Tjetrit ajo i duket sikur një flori.
ECA ME KOHËN
Eca në kohën e dhunës
Femër e dehur nga urdhëra hanibalësh
Ulur kokën edhe para një dashurie
Emocioni rri heshtur nën lëkurën time
Eca në kohën e luftës
Fshehur në grupin e grave të shumta
Aty ku askush nuk duhet të shoh
Frikë deri në palcën e ashtit
Eca në kohën e varfërisë
Loti rrjedhi shpesh në heshtje
Këmbët e ngrira nga të ftohtit
Barku bubullonte nga uria
Eca në kohën e paqës
Ku as gëzimi nuk kish kuptim
Humbe aq shumë vite boshe
Sa as paqa më nuk kishte lumturi
Eca edhe në kohen e vetmisë
Mendja më në fund e kuptoj
As lufta, varfëria e paqa
Nuk ecin po nuk ece ti.