France Football ka marrë vendim që të ndryshoj kriteret për fitimin e Topit të Artë nga futbollistët, ata kanë marrë disa ndryshime në krahasim me atë që është parë deri më tani, transmeton Gazeta Metro.
France Football e përmbledh ndryshimin e tyre në tre pika kryesore, tani e tutje çmimi nuk do të jepet më për vit kalendarik, por për sezon, kjo është diçka që kërkohej edhe më herët.
Kriteri numër dy do të jetë që do të votojnë përfaqësuesit e 100 vendeve më të mira në renditjen e FIFA’s, kriter tjetër do të jetë edhe që do të përforcohet teza se çmimi është për një futbollit për meritat e tij individuale e jo sukseset kolektive me ekipin e tij.
Kjo mundëson që dikush ta fitojë atë edhe nëse nuk ka pasur sezon të kënaqshëm me skuadrën e tij në nivel të titujve.
Kujtojmë që gjatë periudhës së vitit 2010 deri 2015, çmimi dhurohej nga FIFA për lojtarin më të mirë të vitit, duke krijuar kështu Topin e Artë të FIFA’s, por pastaj FIFA dhe France Football vendosën që të ndërpresin marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre.