Saturday, July 12, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Marjeta Shatro Rrapaj

Çaste poetike me poeten Marjeta Shatro Rrapaj

Shtroja e përjetshme e heshtjes…

Humnera e thellë e mallit

shtohet prej largësive të pafundme,

ku lartësohen muret rrethuese

në vetminë e madhe

të fshirjes së kujtesës

netëve plot mistere

në lojë me vdekjen,

kur portat e fatit mbyllen

e shpirtrat trishtohen

shtrojes së përjetshme të heshtjes

në pasiguritë e kohës

që numëron të ikurit si grimcat e rërës…

Kundërshti…

Në udhëtimin e bujshëm,

janë të tepërta fjalët e thjeshta,

se mes dy botëve të kundërta,

të të qenit në ballë dhe aty nga fundi,

mes tyre ka veç dhembje

dhe pranga trishtimi të pasosur

si mes arsyes së ngrirë dhe ndjenjës fluide

të kufirit ndarës mes trupit e shpirtit,

ku çdonjeri ndihet trazuar mendimesh,emocionesh,

ngatërruar përvuajtjesh,përpjekjesh

në ujërat e turbullta të kohës

që rrjedh e rrjedh pa ndalur brigjeve të amshimit…

Nuk e di çfarë pret,

kur dielli është larguar prej nesh,

ka kohë

e melankolia loton mbi gjithçka.

Janë fshirë kujtimet,përfytyrimet,

ka mbetur veç ankthi demotivues,

Ritmi i kohës është përmbysur

në rrugë pa drejtim,

pleksur si stinët

në një ditë të mbrapsht

që zgjat sa një vit…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT