Saturday, July 12, 2025
BallinaShowbizNë Shqipëri protestohet me thënjën e Beatrix: Ky është reagimi i këngëtares

Në Shqipëri protestohet me thënjën e Beatrix: Ky është reagimi i këngëtares

Në Shqipëri të enjten është protestuar për rritjen e çmimeve, ku qytetarët kanë mbushur sheshet me banderola që kërkojnë zbritjen e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore.


Mes shumë protestuesve, duket se një prej tyre e ka shprehur pakënaqësinë përmes një banderole shumë qesharake.

Bëhet fjalë për një person që mbante në duar një letër ku shkruhej: “Si i thuhet në shqip ‘Ul taksa’?”.

Ky shkrim merr frymëzim nga deklarata qesharake dhe e pakuptimtë që kishte dhënë këngëtarja Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP, ku në një moment kishte thënë: “Si i thonë ‘e bukur’ shqip?”.

Vet këngëtarja Ramosaj me të parë këtë banderolë qesharake e ka shpërndarë atë në InstaStory nga një faqe e fansave, e cila e kishte publikuar fotografinë me mbishkrimin: “Më trego që fraza jote u bë vitale pa më treguar që fraza jote u bë virale”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT