Nënat tona.
Lule të freskëta-aromë trëndafili,
vlerësim dhe dashuri e vërtetë,
këngë shpirti-ëmbël,me zë bilbili,
për ty o nënë,që na solle në jetë.
Erdhëm bekim,në gji përqafuar,
të netëve të gjata.. pa gjumë,
me dashurinë tënde,mëkuar,
në sakrificat…vërshim si lumë.
Në 1001 mundime…na rrite,
na dhe frymë nga fryma jote,
hodhëm shtat në kohë e vite…
pemë mirësie në jetë e mote.
Meriton gjithë bota të të dojë,
je shkëlqim shpirti,je mirësi,
pa ty-asgjë,bota s’do ekzistoj,
je embrion-që solle gjithësi…
Vij tek ju o yllësi shpirti,o mrekulli,
me mijëra urime e puthje në ballë,
gëzuar festën,shëndet e lumturi,
shpirt/ndritur,u kemi perlë të rrallë.
Gëzuar-Gëzuar,bota e vlerës femër,
ç’do sekond-me ju e për ju jetojm’
gëzuar nënë,motër,i bukuri emër,
në mijëra urime,ju përqafojmë !!
Mësues-Ikonë respekti.
Tempull i shenjtë,yllësi për ne,
në kohëra moderne dhe antike,
dorë e ngrohtë në A-B-C dhe 1-2-3,
Diell dije,buzëqeshje e ç’do dite.
Mësues-përkulem me krenari,
për ju-muzë e artë mendimi,
na injektuat mirësi dhe dashuri,
në sytë tuaj-busull orjentimi…
Para jush-varfërohem në fjalë,
ndrojtur,risjell kujtime ndër vite..
mbështjellë në nostalgji dhe mall,
si prind i dytë,na deshe,na rrite.
Ende ndihem fëmi,si dikur…
brishtësi,në ndjenjë pafajësie,
ruaj në ç’do qelizë,nën lëkurë,
arkivë të artë në formim e dije.
Mirënjohje-simbol në udhërrëfime,
mantel fisnikërie-qofsh i bekuar,
lulëzim pranvere në zemrën time, ikonë respekti-7 Marsin Gëzuar
Ku po shkojmë..!?
Në pakëz relaks-realitet i mjerë,
parfumosur në grimca vërtetësie,
meny çudirash,ashtu si ç’do herë,
në sfond,e njëjta kolonë melodie..
Mozaik vlerash-breza në krenari,
sot…shkërmoqur,bërë copë e çik,
panoramë kokëposhtë,bardhë e zi,
një grimë jete-s’e gëzuam një ditë.
Ishim më mirë…kur ishim “keq”
ishim bio,model i të qenit NJERI,
sot-katandisur,tjetërsuar për “dreq”
shëmti e veshur në shtirje,neveri.
Ishim Diell-gjithnjë shpirt behar,
sot-akullnajë,të ngrirë si statujë,
ndërgjegjia ish kopësht margaritar,
sot-fallsitet,kacafytje në rrëmujë.
Vërtet dikur…turmë e “monitoruar”
por ishim të thjeshtë,kishte lezet,
sot-antivlerat,në kor janë rreshtuar,
zhveshur shpirti njerëzor,oh medet!
Ku po shkojmë…më thoni aman,
përse kaq indiferencë,ngurtësi !?
Reago o NJERI,gjej vetes derman,
ngrohe shpirtin,dhuro Dashuri !