Wednesday, September 3, 2025

ÇASTET

Po të mund ta jetoja prapë jetën time,
në të ardhshmen do të mundohesha të bëja më shumë gabime.
Nuk do të kërkoja të isha po aq i përkryer, do të çlodhesha më tepër.
Do të isha më kaqol se kam qenë,
në fakt do t`i merrja shumë pak gjëra seriozisht,
do të bëja jetë më pak higjienike,
do të rrezikoja më shumë,
do të udhëtoja më shumë,
do të sodisja më shumë mugëtira,
do të ngjitja më shumë male, do të lahesha në më shumë lumenj,
do të shkoja më shumë në vendet ku nuk shkova kurrë,
do të haja më shumë akullore e më pak bathë,
do të kisha më shumë probleme reale e më pak imagjinare.

Kam qenë, unë, njëri prej atyre që jetojnë me arsye
e plot çdo minutë të jetës së tyre ;
sigurisht, kam patur çaste gëzimi.
Por po të mund të kthehesha prapa, do të përpiqesha
të kisha vetëm çaste të mira.
Në rast se nuk do ta dini, nga këto bëhet jeta,
vetëm nga çastet ; mos e lër të tashmen të ikë.

Isha, unë, prej atyre që kurrë
nuk shkojnë diku pa termometër,
një misur uji të ngrohtë,
një çadër apo parashutë;
po të mund ta jetoja prapë jetën time, do të udhëtoja më lehtë.

Po të mund ta rijetoja jetën time
do të filloja të ecja këmbëzbathur në fillim
të pranverës
e këmbëzbathur do të vazhdoja deri në fund të vjeshtës.
Do të vija më shumë rrotull me kalë,
do të sodisja më shumë agime,
dhe do të luaja me më shumë fëmijë,
po ta kisha dhe një herë para jetën time.

Por ja, jam 85 vjeç…
dhe e di se do të vdes

POEZI NGA JORGE LUIS BORGES:

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT