Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritMomente poetike me poeten Natasha Ilia

Momente poetike me poeten Natasha Ilia

Ç’MË KUJTON KJO FOTO!??

Çmë kujton kjo foto,një vajzë fshatare,

E bukur si hëna..kur ndrin në dritare..

Çkujtime më solli,zemra mu drithërua,

Mu dogj kraharori, rinia mu kujtua…

Eh të rinisë vitet ..kur si kam harruar,

Kujtime që s’hiqen,zemrës përmalluar…

Ç’më kujton kjo vajzë,rininë e shkuar,

Kur kornim me drapër,grurin bënim duaj….

Herët në mëngjes,një kambanë kumbonte,

Ndaj të gdhirë të rinjtë nga gjumi i zgjonte.

Rruga e fshatit nga zëri rinor buçiste,

Hëna majë mali zbehur llamburiste..

Zgjoheshim pa gdhirë,menatë pa dalë dielli,

Yjet ndaj të fikur humbnin mbanë qiellit..

Se me vesë mëngjesi,kalliri nuk shkërmoqej

E kur binte dielli ,nëpër vapë nuk korrej…

Fshati e prodhonte,bukë gruri hante qyteti..

Shteti eksportonte.misri fshatarit në grykë i mbeti.

Tani ndodh e kundërta..po fusha kemi plot…

Bukë,e misrit e grunjra,në vend më s’prodhojmë ..

Grurin dhe shumë prodhime,i marrim nga importi,

Shqiptarët,rinia emigrime..humbi dhe eksporti…

Ç’farë lojra jeta luan,shumë për të çuditur,

Shqiptari,grurë të huaj bluan,çimet në tavan rritur…

Vajzë bukuroshe me qeshje në buzë..

Flokët e verdhë mbuluar, me shami nën gushë..

Veç kujtime të ëmbla,solle ti tek unë…

Drithrat u shtofshin,magjen plot brumë.

Shpresa nuk humb .. besoj mirë e shkrojta..

Në këtë poezi kujtimet,si kokrra gruri mblodha…

Mora kallëza gruri në vargje reshtova..

Vajzën e kujtime,në stivë duajsh..vendosa…

KJO BOTË E ÇUDITSHME

Vjen duke qarë në këtë botë..

Lind,qan,i guit nënës i buzëqesh diellit,

Agimet muzgjet i përqafon fort..

Mendon, picërron sytë e vështron qiellin…

Në këtë botë shumë të çuditshme,

I pastër kristal lind i pafajshëm,

Më vonë ndryshon me/pa vetdije.

Dhe bëhesh i egër cinik i..fajshëm…

Bota është si toka nga forma portokall,

Ajo ndryshon edhe njeriun në karakter..

Ishe ai që je,i bëhesh i keq,i mirë me/pa moral,

Rrethanat,të bëjnë i fisnik..i gangster..

Forma tregon pamjen e jashtme,të ndokujt,

Ajër frymojmë marrin gjithë njerzit njëlloj,

Ndodhesh mes njerzve të duan,s’të duan e në fund,

Hija,forma bërë hi,emri mbetur,kur ata të nderojnë..

GOTA E DERDHUR

Kjo gotë gjithë dhimbjen ka mbledhur,

Ndaj mbi tavolinë është derdhur,

Po pi dhe sytë më janë veshur..

Shpirti plagosur e zemra dehur..

Vetëm jam shpirti turbulluar,

Kjo verë e kuqe shpirtin trazuar,

Më mirë që u derdhe e mallkuar..

Më dogje keq shpirtin përvëluar..

Vetminë vras në gotë hidhrimin,

Gota që u derdh,hoqi maraz e trishtimin

Dhimbjen e mbys e heq pikëllimin,

Me verë,pas shpine hedh harrimin..!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Kastriot Malo-Nga ty njeri.

Arjana Fetahu Gaba-

Anila Toto-Mbaj në duar