Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritNJË COPË ATDHE

NJË COPË ATDHE

Strajca jémé ka dy shoka vjerrse,

njâna me shtatë l’kura t’duarve t’mia

tue bartë pezull

tjetra me copa indesh e gjaku

tue màjt’ esull

T’rrehnét e vekut prej duarve t’ témé Âmë,

m’ ia bijnë sigurinë mrénsisë

ajka m’a mronë prej bryme

e njajò butsi bardhoke … , prej fryme

t’ruajtun e kâm Testamentin n’tà

Kur mora Boten n’sy, e sytë i ngjita m’i vet’lla,

gjân’ e g’jat’ sall trishtimin para mejé,

qëllim po e synim jo, mixho

se m’pat verbue loti i mrénshëm

tue vlue n’prush malli e dhimte

Rragje nër pragje fët e fët nxorra e shtina

dy merri e tri léj … ânrren n’kthim jot’lérgt

sall mos t’ma lodhë moti e t’ma zbehë stina

kryet tinëz màs m’mét vjérrt

N’ strajcen t’éme e bajta Testamentin,

e mârr kah t’shkoj e kah t’bredh’

po bré po … një copë AtDhé t’émin

që atdhe kuj mos t’i lakmoj as vjedh’

… sa n’jatë mrénsi, shokat bajtse ia du

i kâm t’shpirtit, t’indit e t’lkurave t’mia

i kâm t’ADN’s témé

… mos t’zgatë dorë kush drejt saj

n’durë t’mia vetë e m’àj

Poezi nga Mentor Thaqi

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT