Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poeten Saranda Ademi

Cikël poetik me poeten Saranda Ademi

Ti…

Herë vjen si jugë

Veshur me diej

Dhe m’i përndez

Yjet e fjetur…

Herë si veri

Mbështjellë me akuj

Si një mallkimë

Nga poli tjetër…

Ti…s’je as jugë

As je veri

As yje ndez

As akuj shkrin…

Ti je fantazma

Më e trishtimtë

Që mban nën pranga

Shpirtin tim…

Dashuri…

Pa hamendje t’u dorëzova

Të rashë në krahë si fëmijë

Kur këngë djepi më këndove

Në gjuhë me kode perëndish…

Të urrej përtej urrejtjes

O më e çmendura çmënduri

Tek pash si shet në emrin tim Mishin tim në treg të zi…

Kujtesë gruaje…

Orë të ngrira

Në sy, në shpirt

Mungesë lotësh

Qiell steril…

Kafshime buzësh

Kujtime gri

Të fshehta flakë

Erë, stuhi.

Kur ti dashuron pranverën…

Kur ti dashuron pranverën

Do desha diell unë të jem

Të ta mbuloj kraharorin

Dhe të të prek përnjëmend!

Kur ti dashuron pranverën

Do desha natën të të vij

Të t’i puth ato buzë

O më e çmëndura çmënduri…

Qëndromë larg…

Mos më godit kot o erë

Mos u mundo të më ndalësh

Jam dallg’ e detrave dhe e qiellit

Jam uragan prej mijëraballësh…

Mos më sfido kot o erë

Lëshoma rrugën paqësisht

Se s’më ndal dot me klon’ e maska

Jam uragan prej llaftarish…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT