” Ajo i shembellen “Suferines” ne det edhe ne baticat dhe ne zbaticat e tij…!!!”… Me kishte treguar nje mik per profilin e saj interesant, por me njohjen qe kishte ai me habiti kur tha:”Ajo eshte “Suferine” ne cdo kohe ne det dhe ne toke.Rasti e pruri qe ajo erdhi ne mes te shkurtit dhe ketu ne Tirane u takuam te tre.Rrefimi i saj me habiti, Vetem fale kujteses time e riprodhova teper korrekt, sigurisht duke nderhyre me penen time:”Nje gje qe e ke bere nuk e c’ben me, historine tende e lexoj une, po nuk bere gabime nuk ecen para, secili ka jeten e vet, eksperiencen e vet, rolin e vet ne kete botePatjeter, por e rendesishe eshte te mos ngelemi me koken poshte, por lart, gabimet qe ke bere ti une i di dhe nuk i bej, po te mos gaboje ti, do te gaboja une.Edhe une kam pasur plote veshtiresi si femer e bukur,-Ahah- leshoi nje psheretime e bukura. Patjeter shpirti nuk genjen, tregon nivelin tim. Duke njohur syte , di te cash perden e te kapesh te pa dukshmen, detajinMe veshtroi ne sy dhe foli-Do isha kurjoze te kuptoja sa do “kapje”, tek une e provojme sfide eshte. Une e ndjej veten time gjithmone gjysem, gjysma tjeter eshte ne doren e dikut, Te Zotit.Une do iki nga kjo bote keshtu. Pelqej Pulebardhen qe eshte e lire te fluturoje kudo pa e penguar kush.Dukem e brishte mund te krahasojne me nje kafshate, por edhe ajo kafshate te mbyt po nuk e pertype mire. Me pelqejne gjerat e thjeshta dhe te “vogla” se kane peshe te madhe. Une jam e veshtire, me teper se sa dukem ne aparence. Por jeta ime kapercen shume permasa, do ta shpalos me vone”Jeta ime ne feminije ka qene shume e dhimshmeMe syte e perqendruar diku, humbi vetem vazhdonte te rrefente shpirtin e saj:”Te shikoj me syte e pafajshem te femijerise,Nuk jane te bukur per forme apo ngjyreKane driten e jetes, kerkojne ngrohtesine…U rrit si trendafil i eger, diku prane detitDrita e djellit dhe e henes qene per mua sinfoniKur isha e trishtuar ne vetmiDeti i kalter me perkedhelte me dhemshuri.Une eca ne jete si era…Fluturova kur isha e mberthyer ne kryqe,Askush s’me kapi nga dashuria edhe pse plagosur shpesh ne toke.Une akoma me buzeqesh si femije, jam me e lehte dhe e ndritshme se kurre.Drita jote ndricon lekuren e syte e mi, esenca e jetes eshte ne brendesi…Une te shohe me syte e shpirtit, o jeta ime te dua! Keshtu…lartesohu tejet universit ne token e Shenjte eshte vendi e zemra jote…Kur mbaroi rrefimin ra nje heshtje e thelle.Une nderhyra me takt:-Po ti je poete mikja ime-Ahahi- i thelle i doli nga shpirti i saj.
-Me ka rritur gjyshja isha femije i pare dhe megjithese e vogel ndjeja peshen e pergjegjesise dhe per vellain tim.Kjo femijeri me beri teper te brishte, ku shpesh lotoja edhe per dicka te vogel, por edhe te forte te perballoj dallget e jetes.Deti mbeti i dashuri im me besnik se e di qe me do. Dilja ne mengjes dhe afrohesha tek bregu. Valet me lagnin kembet dhe per cudi zbuteshin dhe terhiqeshin, te qeta, duke me lene ne mendimet e mia, Shikoja tej ne horizont, Nuk dija se cfare prisja, vetem prisja.Une nuk kam pasur dashuri te pare, por nje femijeri te vrare, pa adoloshencen e bukur. Rrahje zemre gjithmone, po te paarritshme edhe sot cuditem qe meshkujt nuk me afrohen ose afrohen dhe une nuk i ndjej, se nuk me kuptojne se cfare dua prej tyre. Nuk e di. Une mendoj se ideali im nuk eshte ne kete kohe e toke. Une jam ne jete por edhe jashte kesaj jete Jam e larget, dhe e afert ne te njejten koheZoti e di , dua te jem vetem e re ne shpirt, nuk me tremb mosha, por mplakja e shpirtit . Nuk dua te jeme e “mbuluar” nga te tjeret, dua vendin qe me takon, ta cele vete rrugen me gjithe deshtimet e sukseset qe me kane shoqeruar kudoMe pelqen ky karakter, po Kryenec. Ahhh..Dua te jem une qendra e botes, edhe pse me pelqen bota dhe ciltersite e te tjereve. Pelqej thjeshtesine se eshte arti me i veshtire, se tregoj vetveten me te mirat dhe te metat.Tualeti po me pelqene, se eshte si art ne fytyren e femres jep mistere drite S’kam pasur probleme me mbajtjen e trupit.Nocioni i bukurise, mbajtjes se trupit etj, per mua hyjne ne nje sfere qe i kalone kufijte e zakonshme te bukurise…per mua bukuria eshte seksuale, erotike, elegance, ndjeshmeri muzike, bukuria eshte ne shpirt nuk shitet nuk blihet, eshte si natyra qe ka momente qe te magjepse dhe momente qe ri e qete e pushon. Une personalishe nuk me duket vetja se hyj ne deshirat e meshkujve me thjeshesi… jam e komplikuar dhe e thjeshte… jam une… si ta them… jam”Suferine” Kush meret me suferinen. Askush Ahah!!….Ketu mikesha ime e mbaroi rrefimin e jetes se vet.Ajo eshte me te vertete “Suferine”, ose te fshin dhe te hedh larg, ose te rremben ne gjirin e saj…..
