Sunday, August 3, 2025
BallinaKalendari EnciklopedikKujtojmë sot 82-vjetorin e lindjes së aktorit Nefail Piraniqi...

Kujtojmë sot 82-vjetorin e lindjes së aktorit Nefail Piraniqi…

Nefail Piraniqi (1940-1996). Nefail Piraniqi lindi më 18 mars 1940, në qytetin e shkodrës. Pasioni për teatrin do të bënte të ishte një spektator i rregullt i shfaqjeve artistike në teatrin “Migjeni” Shkodër. Pjesëmarrjet e tij artistike do të ishin në moshën 18 vjeçare në grupin e baletit në shtëpinë e kulturës së qytetit.Vazhdon në këtë grup deri në vitin 1964, ku fillon dhe si aktor amator të grupit artistik të artizanatit të veshmbathjes. Pas 5-së vjetësh do të realizojë dhe ëndrën e tij në vitin 1969, për të filluar në teatrin “Migjeni”. Në skenë luajti më shumë se 70-të role ku mund të përmendim birin e fanatikut tek “Çifti i lumtur”, rolin e xha Halilit tek “Fytyra e dyte”, rolin e Hamzait tek “Nora” e Andrea Skanjetit, ujkut tek “Shpartallimi” etj.Në kinematografi ka luajtur rreth 13 role, ku përmendim rolin e Pjetrit tek filmi “Ditet që sollën pranverën” në rolin e Zefit tek “Natë pa hënë”, në rolin e Aliut tek “Ura dhe kështjella”, “Të paftuarit”, “Vrasje në gjueti” etj.Përveç se aktor ka punuar si gazetar, në gazeta të ndryshme të kohës, si: Jeta e re, Puna, Zëri i popollit, Cukali, Humori shkodran etj. Njihet si aktor i tre planeve dramë, komedi pa harruar dhe filmin. Interpretoi me mjaft mjeshtëri rolet negative. Ndahet nga jeta në 8 shkurt të vitit 1996.

marre nga aktoret shqiptar

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT