Saturday, August 23, 2025
BallinaSportAncelotti e konfirmon mungesën e Karim Benzemas nesër kundër Barcelonës

Ancelotti e konfirmon mungesën e Karim Benzemas nesër kundër Barcelonës

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti gjatë konferencës së sotme për shtyp e ka konfirmuar se Karim Benzema nuk do të jetë pjesë e ekipit nesër kundër Barcelonës, transmeton Gazeta Metro.


Disa orë më parë u raportua se sulmuesi francez nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e djeshme dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë menaxheri i ‘Los Blancos’, Carlo Ancelotti i cili tha: ”Benzema dhe Mendy nuk do të luajnë nesër. Benzema nuk është stërvitur ende dhe ai ende ndjen pak shqetësim. Ai ka pësuar një dëmtim të vogël që nuk e lë të stërvitet.”

I pyetur nga gazetarët se kush do të luaj nesër në vend të tij, ai nuk deshi të jep sqarime duke thënë: ” Kush do të luajë nesër në vend të Benzemas? E kam vendosur tashmë, por nuk do t’ju them.”

Ndër të tjera 62 vjeçari ka folur edhe për rikuperimin e tij, ku tregoj që nga java e ardhshme ai pritet të jetë i gatshëm, më tej ai shtoi se: ”Nuk jam i shqetësuar për Benzemën. Ai është 34 vjeç, kështu që ka pësuar probleme të vogla këtë sezon, por gjithmonë është kthyer më i fortë. Ai do të rikuperohet javën e ardhshme dhe do të jetë gati për pjesën më të rëndësishme të sezonit.”

Kujtojmë që nesër me fillim nga ora 21:00 në ‘Santiago Bernabeu’ luhet një ndër ndeshjet më të bukura në botë ajo ndërmjet Real Madrid dhe Barcelonës

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT