Sunday, August 10, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Drita Fejza

Çaste poetike me poeten Drita Fejza

ÇDO DITË E MË SHUMË DASHUROJ MË TEPËR

Siç flet zemra në çaste lumnie

Të deshta përherë e më shumë

Edhe kur fati nuk vuri dorë mbi ne

Si vdekje e ngrohtë ti erdhe te unë

Si shejtoret mes hyjnish shpirti

çdo ditë vetes ja numëron puthjet

Të mos na joshin asnjëherë kopshtiet

me zambakë, orkide, tulipanët e krokuset

Si një natë e heshtur zbardhin mëngjeset

Kujtesa zemren se la të paprekur ..

Ngjitem nëpër shkallët e thyera të jetes

çdo ditë e më shumë dashuroj më tepër

MBRËMË

Mbrëmë lam natën pa gjumë

Hëna u tremb bashkë me yje

Qiellit mashtrueshëm shetiteshin

Sii udhtarët e humbur nëpër pyje

Po i shkund çarçafët e shtratit

mos ndonjë puthje ka mbetur

mund ta trazojnë qiellin dhe ditën

Eklipsi diellit njerëzve u’a fut friken

SHTEGTIM NATE

Është vonë zemra ime

Të mendojm

Për gjërat që na shqetësojnë

dhe shumë herët ti harrojm

Si shtegtim dallëndyshe

Shtegtojm dhe këtë natë

Kujtimet që na lënë pa gjumë

Ti kthejm në një përrallë të gjatë…

Ndoshta na merrë gjumi

Si fëmijun në krahët e kënges

Që në prehër të Gjyshes

I përkunden rrënjët e zemres

Nëse jak mengjesi

shqetësimet mos t’na ken mbaruar

Me krahët e poezisë do ti dalim përpara

Jo pse” e para ishte fjala “

Po na mbeti dhe një këngë e pakënduar

dhe një fjalë e beses

që mos e paguajt harresa

çmimin e kujtesës

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT