Wednesday, August 6, 2025
BallinaSportEden Hazard asnjë paraqitje në ‘El Clasico’

Eden Hazard asnjë paraqitje në ‘El Clasico’

Ylli belg, Eden Hazard nuk është paraqitur në asnjë ndeshje të Real Madridit ndaj rivalit të tyre më të madh Barcelonës.

Anësori i Real Madridit, Hazard ka qenë i lënduar në pothuajse të gjitha ‘El Clasicot’, që janë zhvilluar që nga transferimi i tij te ‘Mbretëritë’.

Në vitin 2019, ai pati një lëndim në kyçin e këmbës dhe nuk arriti të jetë i gatshëm për të dyja ndeshjet që u zhvilluan në La Liga.

Ndeshje të fituara nga madrilenët 3:1 xhiroja e parë dhe 2:0 e dyta, shkruan lajmi.net.

Këtë sezon, ai ishte në stolin e Realit në ‘Camp Nou’ dhe atë të Superkupës së Spanjës, por nuk u paraqit.

Që nga transferimi i tij te ‘Los Blancos’, janë zhvilluar gjashtë ‘El Clasico’, ndërsa Hazard nuk ka bërë asnjë paraqitje.

Mbetet të shihet nëse Carlo Ancelotti do t`i dhurojë minuta anësorit belg në ndeshjen e sotme, e cila fillon në orën 21:00

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT