Friday, August 8, 2025
BallinaVitrina e libritIKJA E PRINDËRVE

IKJA E PRINDËRVE


Mbështetur tek njëri-tjetri
ikin edhe kete rradhe
deri tek kthesa degjoj kollën e nenes
dhe babanë që grindej pa shkak.

Kishin ardhur për të parë
në ketë fshat të larget në veri
diçka të re fituan librat qe lexoja
dhe më te bukur më dukeshin sigurisht.

Më sigurt ndihesha në mesim
dhe me shpejt ecja neper rruge
jo aq për zakon,
po qe të degjohej diçka për mua
babai i pinte kafet në klub.

Tani iken serisht drejt jugut
rruga është e madhe
të vëgjël m’i bën ata.

Për të fshehur mallëngjimin,sigurisht
nëna vazhdon të kollët
dhe babai të grindet pa shkak..

Poezi nga Agim Isaku

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT